Kruetyari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për sezonin e protestave që do të nisë opozita, takimi i parë i të cilës është caktuar më 12 nëntor.
Sipas ish-kryeministrit, protestat do të jenë të ndryshme dhe do të kenë në qendër problematikat e qytetarëve. Ai shtoi se ka nisur konsultat me ata që i quajti si ‘mjeshtrat e protestës’ në Shqipëri.
Protesta e opozitës, më 12 nëntor, Berisha: Më e madhja që ka njohur Shqipëria
“Si do të protestohet. Do të ketë një diversitetet. Fillojnë konsultat me ata që unë i quaj mjeshtrit e protestës dhe Shqipëria do të njohë protesta nga më të ndryshmet që do ti japin një goditje të merituar regjimit të Ramës i cili po përzë shqiptarët nga Shqipëria. Një pedagog në Shqipëri paguhet 4 herë më pak se shoferi i FSHZH. Të gjitha këto do të përcaktohen me aleatët dhe taktika që do të ndiqet. Agjenda do të jenë problematika madhore e qytetarëve shqiptarë. Protestat do të pasqyrojnë kauzat e drejta”, u shpreh Berisha nw emisionin ‘Debat’ në A2 CNN.
Thirrjet e Escobar, ish-kryeministri: Vetëm më shtojnë mbështetjen
Sali Berisha komentoi edhe thirrjet e zv/sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar drejtuar demokratëve që të distancohen prej tij dhe të mendojnë nëse duan të përfaqësohen nga ish-kryeministri.
Berisha i cilësoi këto thirrje si të pandershme dhe ndërhyrje në punët e brendshme, ndërsa shtoi se ato vetëm i rrisin mbështetjen në këto momente.
“Sa i përket thirrjes që iu bëri institucioneve, unë i them kongresit të ndërmarrë një hetim për të zbardhur të vërtetën për çfarë shkeljesh janë bërë në këtë rast. Sa i përket thirrjes ndaj demokratëve i them se ata kanë në historinë e tyre marrëdhëniet e jashtëzakonshme me SHBA. Demokratët kanë në histori përmbysjen e diktaturës. Ata u bashkuan me Berishën sepse nuk mund të pranon gënjeshtrën me të vërtetë. Nuk mund të pranonin dorëzimin e sovranitetit dhe delegimin e ndërgjegjes. Një thirrje analoge për fat të keq e bëri Kim në 4-5 mars, e bëri dhe në dhjetor, këto thirrje vetëm sa kanë rritur mbështetjen për Sali Berisha, por janë të pandershme dhe ndërhyrje në punët e brendshme të PD”, tha Berisha.