Aktualitet Berisha: Pse i dhamë tokë Dritan Zaganit në Orikum

Berisha: Pse i dhamë tokë Dritan Zaganit në Orikum

I ftuar në emisionin Studio e Hapur në Nees24 të gazetares Eni Vasili, ish kryeministri Sali Berisha është pyetur ndër të tjera edhe për akuzat e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka thënë ndër të tjera se Berisha ka blerë ish oficerin e policisë Dritan Zagani, pasi i ka dhënë tokë në Orikum këtij të fundit.

Ish- kryeministri Sali Berisha tha se parcela për strehim kanë përfituar të gjithë oficerët e policisë dhe se nuk e njeh Dritan Zaganin, i cili ka denoncuar i pari lidhjet e Tahirit me Habilajt.

“Kjo nuk është e vërtetë, pasi ne u jepnim oficereve parcela për strehim dhe kjo nuk ka qenë vetëm për Dritan Zaganin por për gjithë ushtrinë pa diskriminim. Nuk e kam njohur kurrë Dritan Zaganin. Atë e kam njohur për herë të parë kur u publikua në media. Nuk kam asnjë lidhje me të”, tha Berisha.