Aktualitet Gazetarja Lala: Italia ka sjellë 4 fashikuj voluminozë për Tahirin

Gazetarja Lala: Italia ka sjellë 4 fashikuj voluminozë për Tahirin

Gazetarja Klodiana Lala, ka deklaruar sonte në emisionin “Opinion” se policia italiane ka dërguar katër fashikuj voluminozë për dosjen Habilaj, ku është i përfshirë ish-ministri Saimir Tahiri.

Ajo tha se nuk janë materiale të grumbulluara vetëm nga Prokuroria e Katanias, por edhe prokurori të tjera.

Lala: Në dijeninë time kanë mbërritur katër fashikuj voluminozë për çështjen Tahiri. Fashikujt kanë ardhur në rrugë proceduriale dhe bëhet fjalë për rreth 1000 faqe. Materialet kanë ardhur nga Guarda di Finanza duke shmangur edhe zyrën e Interforces, direkt në Prokurorinë e Përgjithshme, duke marrë dhe siglimin, por dokumentet nuk janë hapur, ato i kanë kaluar automatikisht Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ajo tregoi se në një kapitull të veçantë të këtyre fashikujve, pala italiane ka specifikuar rolin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në lidhje me Habilajt.

“Autoritetet italiane kanë bërë nj ësërë përgjimesh ambientale si dhe kanë një dëshmitar në Itali. Nga ana tjetër edhe shteti shqiptar ka një bashkëpunëtore drejtësie, e cila është një oficere policie”,- tha Lala.