Ish-kryeministri Sali Berisha ka përjashtuar opsionin e një Qeverie tjetër të Partisë Socialiste ku Edi Rama nuk do të jetë kryeministër.
Berisha theksoi se PS-ja duhet të paguajë faturën për lidhjen me krimin. ”Në asnjë mënyrë kryeministër socialist. PS duhet të paguajë faturën për lidhjen e me krimin”, theksoi ish-kreu i PD-së.
Në emisionin ‘Byro Politike’, Berisha tha se kryeministri teknik mund të vijë nga bota akademike, ndërkohë që qeveria tranzitore për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe zbardhjen e dosjes ‘339’, të manipulimit të votave.
“Sa të duash ka nga bota akademike dhe e ekspertizës, për një qeveri që ka një mision kryesor përgatitjen e kushteve për zgjedhjet e lira dhe zbardhjen e plotë dosjes ‘339’.
Nëse nuk shkojnë paralel këto, Shqipëria do të shkojë nga e keqja në zi. Shqiptarët janë prekur aty ku nuk duhej prekur kurrë”, u shpreh Berisha.
Ish-kryeministri Berisha theksoi se opozita duhet të bëjë gjithçka për të rikthyer lirinë e votës, ose do të ulë qafën dhe të pranojë që është thjesht fasadën.
Sali Berisha i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të qëndrojë në zyrë, më 16 shkurt dhe të vlerësojë siç duhet situatën.