Ambasadorja Yuri Kim doli kundër veprimit të ish-kryeministrit Sali Berisha sot në Kuvend.
Edhe pse nuk e nominoi me emr, Kim u shpreh se largimi nga podiumi që ish-kryeministri bëri me Alibeajn është sjellje që i përket të shkuarës e që nuk duhet të përsëritet.
“Ditët kur sulmoheshin ndërtesa, rriheshin njerëz ose largoheshin nga podium, ditët kur kërcënoheshin personat që me të drejtë thoshin ‘jo’, ditët kur akuzohen të tjerët për veprat e këqija që bën vet apo shtrembërohet shteti i të drejtës, i përkasin një të shkuare që nuk duhet përsëritur,” – shkruan Kim në Twitter.
The days of storming buildings, beating or shoving others off podiums, threatening those who rightly say “no!”, accusing others of the misdeeds one has committed, perverting the rule of law, counting on impunity – those days belong to a past that should not be repeated. 🇺🇸🇦🇱🗽
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 21, 2022
Sali Berisha ka tentuar të flasë jashtë radhe në Foltoren e Kuvendit të enjten, pasi Edi Rama gjatë fjalës së tij e quajti ish-kryeministrin “të vdekur”, dhe tha se nuk do të bashkëpunojë me PD-në “nëse në krye është Berisha”.
Mirëpo pas Ramës, fjalën e kishte Alibeaj, e Berisha tentoi ta largojë këtë të fundit nga foltorja për të marrë fjalën vetë.