Ish-kryeministri Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, ka akuzuar qeverinë, e cila sipas tij, nuk dërgon në Parlament marrëveshjen e ekstradimit me vendet e Benelux-it.
Berisha tha se qeveria e ka fshehur marrëveshjen për arsye se 6 ministra dhe shumë deputetë rrezikojnë të ekstradohen në Belgjikë, Holandë dhe Luksemburg.
“Së pari, denoncoj qeverinë e cila nuk sjell në Parlament marrëveshjen e ekstradimit me vendet e Benelux-it. Dhe këtë nuk e bën për faktin e vetëm se të paktën 6 ministra dhe shumë deputetë socialistë janë kandidatë për ekstradime”, tha Berisha.
Ndërsa, në fjalën jashtë Kuvendit, i pyetur për emrat e ministrave, Berisha nuk dha asnjë fakt konkret, duke deklaruar se “këta emra do të vijnë nga vendet partnere”.
Sakaq ai sulmuar sërish presidentin në detyrë Ilir Metën për nënshkrimin e dekretit të lirimit nga detyra të presidentit të zgjedhur, Bajram Begaj. Ish-kryeministri tha me ironi se: Dekreti më kujtoi Ali Pashën, trupi në Janinë, koka në Stamboll.