Ish-kryeministri i Italisë dhe kryetari i partisë “Forza Italia” ka vendosur të dhurojë 10 milionë euro për rajonin e Lombardisë, një nga zonat më të prekura nga koronavirusi në shtetin fqinj.
Në një postim në Twitter, Berlusconi bëri me dije se shuma do të ofrohet në formë donacioni për të kontribuuar në ndërtimin e një pavioni të kujdesit intensiv.
Ish-Kryeministri italian ka falenderuar mjekët dhe infermierët për punën e tyre heroike në vijë e parë të frontit për të luftuar koronavirusin.
Një falënderim Berlusconi e bëri edhe për drejtuesit e kamionëve të cilët shpërndajnë produktet ushqimore në të gjithë vendin.
Italia është shteti më numrin më të madh të viktimave në Europë për shkak të koronavirusit COVID-19, me mbi 2000 të vdekur.