Ish-kryeministri i Italisë dhe një nga eurodeputetët më të vjetër, Silvio Berlusconi deklaroi se Bashkimit Europian (BE) i duhet një ushtri e vetme, duke vlerësuar fenomenin e pashmangshëm të migracionit masiv nga Afrika.
Gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Popullore Europiane (PPE) në Zagreb, Berlusconi theksoi se BE-ja duhet të mbështesë fermerët dhe bizneset, si dhe të krijojë një politikë të përbashkët për migracionin dhe “kthimin në planet e themeluesve”.
“Ata donin, që ju të keni një vend të bashkuar europian, një Europë me një politikë të vetme dhe të unifikuar të mbrojtjes”, theksoi Berlusconi, duke shtuar se mendon se kjo ishte sfida më e madhe me të cilën po përballet BE-ja.
“Është e nevojshme të bashkohen forcat ushtarake të të gjitha vendeve anëtare të BE-së”, theksoi ai duke shtuar se Europa duhet të jetë edhe njëherë një forcë ushtarake globale.
Berlusconi paralajmëroi se BE-ja ka nevojë për aftësi ushtarake për t’u mbrojtur nga fenomeni i migrimit masiv dhe se migracioni që vjen nga Afrika tregon se ky fenomen do të ndodhë në të vërtetë.
“Prandaj, ne duhet të jemi një forcë e fuqishme ushtarake për të parandaluar valët e migrantëve nga vendet afrikane”, nënvizoi Berlusconi.