“Unë jam më mirë, falë Zotit. Pasojat e fundit të Covid gradualisht po zhduken. Është një përvojë që nuk ia uroj askujt. Tri ditët e para në spital ishin me të vërtetë shumë, shumë të vështira, unë vuajta shumë dhe në disa momente pata frikë“. Kështu e nis rrëfimin e përvojës së Covid-19, ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni, përpara intervistës që do të transmetohet nesër në “Maurizio Costanzo Show”.
“Është një sëmundje delikate dhe e pabesueshme, por kurrë nuk e humba besimin te mjekët që më trajtuan”, shprehet Berluskoni.
Ai u bën thirrje të gjithë të infektuarve që të mos frikësohen, sepse sado e keqe që është kjo sëmundje, mund të mposhtet.
“Kjo është thirrja që unë u bëj të infektuarve: “mos e lini veten të të marrë frika dhe dëshpërimi. Sado e keqe kjo sëmundje mund të mposhtet“.