Bes Kallaku zgjedh të vazhdojë edhe një sezon tjetër në emisionin e humorit ‘Portokalli.’
Ai e ka bërë të ditur këtë lajm me anë të një foto me kolegët e tij në Instagram.
“Meqë ra llafi. Ju përshëndes nga provat e Portokalli-së. Unë dhe krejt trupa, do vazhdojmë ti përkushtohemi buzëqeshjes së shqiptarëve. Shihemi këtë sezon në Portokalli. Përqafime. Ju rujt Zoti” – shkruajti aktori i humorit.
Para pak kohësh Bes Kallaku ishte në Itali duke konkuruar në emisionin ‘Zelig’ nga i cili fitoi zemrën e publikut me dy paraqitjet e tij. Por sipas postimit të tij, do të vazhdojë karrierën e tij në Shqipëri, të paktën edhe për disa kohë.