Kryesore Gruaja e Bashës “hyn” në politikë

Gruaja e Bashës “hyn” në politikë

Bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike, Aurela Basha, ka lënë mënjanë profilin e saj mënjanuar publik dhe folur sot në një bashkëbisedim me protestuesit te çadra e opozitës.

Në një fjalim të shkurtër ajo tha se si përfaqësuese e të rinjve të parë që u larguan për studime jashtë Shqipërie në vitet 92-93, ka pasur rastin të njohë standardet europiane, dhe se sot i takon këtij brezi të punojë fort që këto standard europiane të vendosen edhe në Shqipëri.

Zonja Basha tha se ky është një detyrim ndaj fëmijëve tanë dhe ndaj prindërve që na kanë rritur me shumë sakrifica.

“Unë doja të thoja që jam këtu si bashkëshorte por jam këtu edhe si nënë e dy fëmijëve të vegjël. Jam këtu edhe si përfaqësuese e brezit të parë të të rinjve shqiptarë që në vitet 92-93 iu dha mundësia të ikin jashtë shtetit, të studiojnë e të kenë një mundësi për një jetë më të mirë.

Jam këtu edhe si bija e atyre prindërve, nënave dhe baballarëve, që na rritën me aq sakrifica. Dhe sot, është detyra jonë që ta kthejmë këtë sakrificë mbrapsht. Është detyra jonë që sot të bëjmë ne sakrificën tonë. Tani që ne dimë më mirë, kemi parë më shumë, është detyra jonë që të qëndrojmë këtu në këtë shesh e të mos pranojmë asgjë më pak se sa standardet europiane.

Ne nuk jemi qytetarë të dorës së tretë, ne nuk duam standarde të tjera, ne duam standardet e vërteta. Ne i kemi parë këto standarde, e dimë shumë mirë se çfarë janë ato. Ne duam për Shqipërinë atë që do çdo europian për vendin e vetë”, u shpreh bashkëshortja e kryetarit të PD-së.