Besimtarët myslimanë kremtojnë sot festën e Fiter Bajramit pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit. Me rastin e kësaj ditë shumë të rëndësishme në kalendarin fetar mysliman, mijëra besimtarë shqiptarë kanë mbushur mëngjesin e ditës së sotme sheshin “Skënderbej”, ku është zhvilluar ceremonia e faljes së namazit.
Në përfundim të faljes së namazit është regjistruar një incident. Një qytetar ka hyrë mes besimtarëve dhe në kushte të renduara psikologjike ka tentuar të djegë veten.
Me thirrjet “Nuk ka Zot” ai filloi te kryente aktin e rëndë por ka qenë ndërhyrja e besimtarëve dhe e policisë më pas që neutralizuan qytetarin. Komuniteti Mysliman tha se nuk është besimtar me mendje të shëndosh dhe se kjo ngjarje nuk ka lidhje me besimin fetar.
Ndërsa policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” ku një 40-vjeçar me iniciale B. G., ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.