Kryesore Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

TIRANË (AA) - Besimtarët muslimanë në Shqipëri kanë falur namazin e Kurban Bajramit, duke u mbledhur së bashku nëpër xhami dhe sheshet e vendit. Programi qendror për faljen e namazit të Kurban Bajramit në Shqipëri është mbajtur në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë, me pjesëmarrjen e mijëra besimtarëve. ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin. Mijëra qytetarë falen namazin e Kurban Bajramit mëngjesin e kësaj të shtune në sheshin ‘Skëndërbej’.

Sipas fesë islame, rituali dhe festa e Kurban Bajramit fillon me faljen e tij herët në xhami, vazhdon me prerjen e kurbanit për atë që ka mundësi dhe shpërndarjen e mishit për njerëzit në nevojë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë  ka uruar të gjithë besimtarët në këtë ditë feste. Kurban Bajrami është një nga dy ditët më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve myslimanë bashkë me Fitër Bajramin.