Në Genova mesha dhe katekizmi online. Në vijim të urdhrit rajonal dhe të peshkovë të zonës së Ligurias që duhet të ndalohet çdo festim deri të dielën më 1 mars, shumë priftërinj gjenovezë po festojnë të vetëm në Kishë duke e transmetuar ritin direkt në internet.
Mes tyre është edhe Imzot Giacomo Martino, famulltar i kishës San Tommaso, që në rrjetet sociale shkruan: “Në jetë shërben gjithmonë një plan “B” gati”.
Prandaj “ju lajmëroj se në orën 18:30 të çdo mbrëmjeje dhe të dielën në orën 10:30 do të celebroj Meshën në kanalin tonë në Youtube.
E pas meshës në Facebook, gjithmonë në Genova do të kryhen edhe katekizmat e scout përmes radios, iniciativa të publikuara nga një tjetër famulltar të Ligures, Do Roberto Fiscer, prifti DJ ideues i radio web “Radio fra le note”.