Besnik Meçe pas trazirave të vitit 1997 në Shqipëri, vendosi që me familjen e tij të nisë një jetë të re në Kanada. Ai prej vitesh jeton dhe punon në Vankuver, kryeqendrën e British Kolumbias.
Së bashku me bashkëshorten, Tatjanën, ata janë dy trajnerë tepër të vlerësuar, që kanë fituar çmime me rëndësi dhe kanë formuar shumë atletë të rinj, të cilët janë profesionistë të zotë e luftojnë për suksese ndërkombëtare.
Meçe në Shqipëri ka qenë kampion në garën 300 metra, e po ashtu edhe pjesë e ekipit kombëtar.
Në vazhdim, ai ka qenë edhe Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Atletikës, ku punoi për përparimin e sportit.
Meçe konsiderohet si një ndër trajnerët më të mirë në Kanada. Më 6 shkurt, ai u vlerësua nga British Columbia Athletics (Federata e Atletikës së British Kolumbias) me çmimin “Trajneri i vitit 2019 për U18 e U20”. Ndërsa më 9 qershor të 2020-ës, Athletics Canada e vlerësoi me çmimin “Jane and Gerry Swan Award” e 2019 “Development Coach of the Year” (Trajneri më i mirë për të rinjtë).
Në një intervistë për demokratike.al, ai tregon karrierën dhe vitet me punë e suksese në Kanada.
Ju prej vitesh punoni si trajner në Kanada. Si filloi karriera juaj, ecuria në Shqipëri dhe pastaj nisja e një jete të re në Kanada?
Unë me bashkëshorten time Tatjana Mece Cavo, kampione e kërcimit së larti e shumëgarëshit e ish-pedagoge e edukimit fizik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Shqipëri, punojmë si trajnerë të atletikës në qytetet e Vankuverit dhe Nju Uestminister në provincën e British Kolumbias në Kanada. Jam larguar nga Shqipëria pas situatave të 97-s dhe kam mërguar në Kanada.
Jam diplomuar si mësues i Edukimit Fizik, Instituti i Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në 1974, me pedagogë mjaft dinjitozë, e më pas kam punuar si mësues i klasave sportive të atletikës në shkollën “20 Vjetori i Çlirimit” në Tiranë, shkollë fidanishte e ekipit të 17 Nëntorit dhe ekipit kombëtar të atletikës, ku kam pasur fatin të punoj pranë ikonës së sportit shqiptar Petrit Qendro e mësuesve të tjerë të talentuar.
Kam qenë atlet i 17 Nëntorit të Tiranës, me trajnerët e pare Besim Bekteshi e Shaban Lame, ku kryetrajneri i atletikes Sokol Morina, një nga drejtuesit me me vlera te sportit shqiptar, me vone kryetar i komitetit të fizkulturës, organizoi sistemin me grup mosha e gara, si dhe implementoi metoda bashkohore të stërvitjes, eksperiencë kjo që më vlen edhe sot drejtimin e punës sime këtu.
Kam pasur fatin të stërvitem pranë kampionit të madh Koço Mulla, që ka qenë një impakt mjaft pozitiv.
Kështu, me këtë përkrahje, në 1975-ën unë isha kampion i 3000m me pengesa,si dhe anëtar i ekipit kombëtar të atletikës gjatë viteve 1973-1975, ku nuk mund të harroj stërvitjet në ekipin kombëtar me mjeshtrat Rauf Dimraj e Fatmir Dragoi.
Me këtë karrierë sportive, nivel arsimimi, e eksperience në punë, u përkraha pa kufi nga drejtuesit e sportit të kohës, nga Kryetari i KBFSH-së Mehdi Bushati, që i dha një zhvillim të veçantë sportit shqiptar drejt një vizioni të ri në nivelet ndërkombëtare, si dhe nga Zv.kryetari, i ndjeri Aziz Tahiri, një administrator i talentuar, e u emërova në Federatën e Atletikës pranë Ministrisë së Arsimit në 1982.
Gjate viteve kam pasur një bashkëpunim frytdhënës edhe me kryetarin pasardhës Ali Vakatana.
Ne këtë institucion, fillimisht kam punuar si inspektor i atletikes, e më vonë si Sekretar i Përgjithshëm i Federatës, e përgjegjës I Sektorit te Sporteve Baze, Atletike,Gjimnastike,Not e Shah.
Ne kemi arritur rezultate pozitive për kohën, duke qene në funksion të plotë të detyrave tona, nga unë si drejtues, Arben Guraziu inspektor, Dhimitraq Dhjaku punonjës i sektorit shkencor, dhe Albert Karriqi si trajner së bashku me kryesinë e Federatës me kryetar Pandi Carapulin, një drejtues vizionar i kohës.
Fokusi kryesor në punën tonë ka qenë ngritja e kulturës së atletikës, forcimi e sistemit zinxhir të ekipeve, lidhja me shkollat e klasat sportive, kualifikimi i trajnerëve në seminaret e drejtuara nga trajnerë të shquar nga vendet me atletike të përparuar si dhe dërgimi i trajnerëve tanë për eksperiencë jashtë shtetit ne shkolla e institucione të njohura të nivelit ndërkombëtar.
Frytet e kësaj pune te përbashkët me te gjithë strukturat e familjes se atletikes janë rezultatet e larta te ne arenën kombëtare e ndërkombëtare të: P.Evros,A.Toskes,K.Mecanit,S.Fishekut,K.Gjinit,A.Mekshi,A.Vejkollari,V.Bregu,A.Qeramixhi,R.Bistika e shumë të tjerë..(të më falin qe nuk po vazhdoj me emra se janë të shumtë.)
Kualifikimi i trajnerëve brenda vendit: janë organizuar shume kurse pasuniversitare për trajnerë.
Vendosem komunikim e kontakte me institucione sportive të vendeve me atletikë të përparuar. Protokollet, RDGJ,Itali, Suedi-Gjermani,(me EAA e IAAF,) e me Rumaninë. Personalisht kam qene anëtar i tre delegacioneve të marrëveshjeve sportive duke pasur fatin të nënshkruaj atë me Rumaninë në 1990.
Ne baze te këtyre marrëveshjeve kemi sjellë trajnerë të nivelit të lartë ndërkombëtar nga RDGJ, e Franca, dhe kemi organizuar kurset e kualifikimit nen drejtimin e tyre përfshi këtu edhe organizimin e qendrave e kampeve stërvitore me atletet e përparësisë në Tiranë, Korçë e Peshkopi.
Një drejtim i rëndësishëm ka qenë edhe Kualifikimi i trajnerëve jashtë vendit (Itali, Suedi, Gjermani, BRSS)
Itali- Rauf Dimraj “Scuola dello Sport” (CONI-Roma); Suedi-Fatmir Bajraktari për hedhjet; Germani- Dhimitraq Dhjaku me një disertacion për periudhën e periodizimit; BRSS- për një stërvitje te specializuar një mujore me trajnerët Petrit Qendro,V. Selenica me atletet Ajet Toska e Sazan Fisheku, si dhe nje ekip atletesh për një muaj stërvitje ne qendrën kombëtare në Itali te drejtuar nga unë e Rauf Dimraj si trajner.
Me ardhjen e trajnerit Rudiger Marco nga RDGJ, u organizua nje stërvitje gjithë vjetore me një grup prej 70 atlete e trajnerë te vrapimeve te gjata, ku erdhi edhe bumi i rezultateve te distancave me Titullin e Kampionit te Ballkanit e rekordin kombëtar nga Krenar Mecani ne 3000mp e Remzi Laho ne maratone, e shume rezultate te tjera.
Një efekt të madh patën dhe organizimi i garave te nivelit te larte ne ndeshjet derbi te futbollit në stadiumin Kombëtar “Q.Stafa”, ku spektakolare kanë qenë rekordet ne kërcim së larti të K.Gjinit.
Mund të përmend pjesëmarrjen për herë të parë në Kampionate Ballkanike të sallave të mbyllura, si dhe aktivizimi i gjyqtarëve në veprimtari ndërkombëtare me kryetar mjeshtrin e pedagogun Petrit Keta.
Ligji i Sportit për trajtimin e diferencuar ishte një ndihmese e madhe për atletikën tonë, pasi 20 atlete trajtoheshin me kuota ushqimore 200-220 leke ne dite,6 dite ne jave, e punonin 3 here ne jave 5 ore.
Ne atë periudhe ne kemi funksionuar si një familje e kompletuar e atletikës ne bashkëpunim me trajnerë e drejtues të nivelit të lartë si i paarritshmi Pirro Kasati, Rauf Dimraj, Pertit Qendro,Mirush Deliallisi,Aziz Ruli, Hajri Alia,Suat Jegeni,Vildan Tufi,Sabri Bejleri, Sadik Demiri,Mustafa Shengjini, si dhe me drejtues klubesh kompetente si Isa Tare, legjendë e atletikes shqiptare, Maqo Gjylameti në Korçe ku kishim përqendruar ekipin e distancave, e Gëzim Mema ne Shkoder ku ishin te përqendruara grupet e shpejtësisë e kërcimeve.
Të gjitha këto arritje unë i konsideroj fryt i përpjekjeve te gjithë familjes se atletikes shqiptare ne breza, te atleteve,trajnerëve e drejtuesve te pasionuar e te përkushtuar në këtë sport.
E me këtë rast (ndjesë për të gjithë që nuk po përmend emra),dua te shpreh falënderimin e mirënjohjen pa kufi për mësuesit, drejtuesit e koleget tanë ne Shqipëri për edukimin dhe kontributin e tyre ne arritjet tona në Kanada të cilën e kam shprehur edhe ne intervistat dhenë mediave kanadeze.
Si nisët punë si trajner? Këmbëngulja juaj, apo rastësi?
Ishte insistimi i djemve tanë Jerinit e Enit që në filluam te ndihmojmë si trajnerë vullnetare ne shkollat e tyre. Por duke i bërë një retrospektive jetës sime, unë mendoj qe është fat.
Kur u larguam nga Shqipëria për në Kanada nuk e kishim konsideruar karrierën e atletikes pasi atletika kanadeze është ne nivelet me te larta te kohës me trajnerë kampionë olimpikë e botërore të edukuar në universitetet me prestigjioze të botës. Ky nivel trajnerësh është konkurrenca profesionale për ne këtu.
Unë i njihja pak a shumë strukturat e atletikes kanadeze si dhe disa atlete e trajnerë, pasi i kisha pare ne mitingjet e Oslos ne 1985 -86, si dhe ne mitingun Olimpik të Athinës ne 1987, ku ne kemi marre pjesë me një grup atletesh. Por pas disa rezultateve tona te para me shkollat këtu, ne filluam te afirmoheshim si trajnerë e të kishim oferta punësimi në klube të ndryshme.
Në vitin 2001, në një miting të shkollave të mesme, mu afrua trajneri i UBC (University of British Columbia,) Marek Jedrzejek, që ishte edhe trajner i ekipit kombëtar për distancat si dhe drejtor i grup garave të gjata në Athletics Canada, dhe më ofroi të punoj me të si asitent i ekipit të UBC. Më pas kur filluam të punojmë së bashku, ai me dhuroi një manual të IAAF ku ishte struktura e Federatës Shqiptare të Atletikës me emrin e kryetarit Pandi Carapuli si dhe emri im si sekretar, qe e ruaj edhe sot.
Aktualisht cila është puna juaj në Kanada?
Tani jam 70 vjeç e jam ne pension, por vazhdoj të trajnoj dy klube: VOC (Vancouver Olympic Club) e Neë Ëest Spartans T&F Club me rreth 100 atlete, në pozicionin e Drejtorit Teknik, (i vete punësuar.)
Me cilët sportistë punoni, sfidat e përditshme, objektivat?
Punojmë me grup moshat 9-18 vjeç; Junior Development 9-13, Midget U16, Youth U18 e Junior U20. Pas moshës U20, atletet tanë përfshihen ne ekipet e kolegjeve e universitetet Kanadeze e USA me nivele bursash te ndryshme sportive, disa deri $50K-$70K ne vit.
Bashke me Tatjanën, ne kemi drejtuar programet e atletikës në shumë shkolla në Vankuver.
Jam ideator, strukturues dhe drejtues i disa programeve të suksesshme të atletikës në British Kolumbia:
1- New Westminster Junior Development Program.
2- New West Spartans Track and Field Club.
3- Harry Jerome Outreach Program.
4- Douglas College Running Club.
5- Vancouver Olympic Club. (Organizator i rimekembjes se ketij klubi, si i pari klub i atletikes ne BC)
Kemi drejtuar me sukses disa mitingje ndërkombëtare të atletikës në New Westminster,
Mitingut e NAIA Regional Cross Country të zonës se veriperëndimore Amerikes se Veriut (NorthËest, USA-Canada) si dhe kam qenë menaxher teknik i Mitingut Ndërkombëtar ” Harry Jerome Track Classic” në Vankuver, (IAAF Permit Meeting), një ndër mitingjet më në zë ne Amerikën e Veriut.
Bazuar ne rezultatet e atleteve, jam aktivizuar disa here si trajner i ekipit përfaqësues të British Kolumbias për të rinj ne Kampionatin Kombëtar te Krosit si dhe ne Kampionatin Kombëtar të Juniorve të Kanadasë për vrapimet e mesme e te gjata duke drejtuar edhe një grup atletesh përfaqësues te UBC ne krosin e madh ndërkombëtar në Chiba, Japoni. (IAAF X-C Meeting).
Me rezultatet e arritura nga atletet tanë, jam vlerësuar me Çmimin: 2010 Trajner i Vitit per Junior Development kategori, si dhe ne 2019 Trajneri Vitit për U16 e U18 për provincën e British Kolumbias, çmime te cilat edhe Tatjana i ka fituar dy here 2007/2013 perfshire edhe ate te kategorisë për të rritur
Që nga viti 2009, kohe kur atletet tanë filluan konkurrimet ne nivelin kombëtar e ndërkombëtar, se bashku me bashkëshorten Tatjana Mece Cavo, kemi trajnuar 35 kampionë të Kanadasë për U18 e U20 ( Junior), me 17 përfaqësime ne ekipin kombëtar kanadez, pese prej tyre ne Kampionatet Botërore, e tre atlete të renditur ne top 10 në listën botërore të IAAF ne vitet përkatëse. Drejtojmë aktualisht dy klube te atletikes me 100 atlete:
1-Vancouver Olympic Club, ne Vankuver (Vancouver)
2-New West Spartans Track and Field Club, ne New Westminster.
Ne vitin 2011, këtu u botua libri “From Bombs to Books” i autorit David Starr, i shpërndarë ne Kanada e në shume vende te tjera ku komentohet kontributi ynë ne ndihme te fëmijëve emigrante për aktivizimin e tyre ne atletike e sport.
Për arritjet tona ne atletike, dy televizionet qendrore, CBC dhe CTV, kane dhënë emisione sportive për jetën tonë ne Shqipëri dhe kontributin ne sportin e atletikes në Kanada.
Ju keni marrë këtë vit çmimin “Jane and Jerry Swan”, si trajneri i vitit për zhvillimin. Si u ndihet kur morët vesh për këtë vlerësim?
Ky çmim është një vlerësim i madh e dua të falënderoj komitetin seleksonues si dhe Federatën Kanadeze të Atletikes për këtë nder, dhe sigurisht emocionet janë normale ne këtë rast.
Duhet të kuptoni se unë e Tatjana jemi dy trajnerë që vijnë nga Shqipëria dhe vlerësohemi secili dy here me çmimet e Trajnerëve te Vitit në British Kolumbia. Ne vitin 2013 çmimin Trajner i vitit e kane marra Tatjana për të rritur e Anatoly Bondarchuk për nivelin Olimpik.
Të fitosh çmimin e 2019 “Development Coach of the Year” në Kanada është një vlerësim i veçantë.
Athletics Canada jep çdo vit 12 çmime, 10 për atletet 2 nga te cilat janë për atletet Para-Olimpik e 2 trajnerë, një për trajnerin e ekipit Olimpik mbi bazën e medaljeve të fituara e një për trajnerin U20.
Fitues si atlete ishin Andee De Grasse, A.Newman, D.Warner, Muhammed Ahmed, Evan Dunfee, të gjithë me medalje në olimpiada e kampionate botërore.
Çdo çmim ka emrin e ikonave të atletike kanadeze dhe është privilegj i madh te vlerësohesh me këto çmime. Çmimi “Jane and Garry Sëan Aëard” dy ikona të atletikes kanadeze. Sa më sipër, 2019 “Development Coach of the Year” është për grupmoshën e atletëve deri 19 vjeç, e më pas këta atlete kalojnë në sistemin e kolegjeve e universiteteve Kanada-USA. Ky çmim pati një impakt shume pozitiv në British Kolumbia dhe Kanada, me 1681 shikime e dhjetëra komente.
Në vitin 2019 , atletet tanë fituan 5 titullin e kampionit të Kanadasë për grupmoshat U18 e U20 (Junior,) e dy atlete përfaqësuan Kanadanë për U18 në veprimtaritë ndërkombëtare duke fituar një medalje ari ne 1500m, e një vend te IV ne 2000m/pengesa ne Kampionatin e NACAC Championships.
Kështu që pas dy çmimeve te mia e dy të Tatjanës si trajnerë të vitit në British Kolumbia, vjen ky vlerësim i madh. Çmimi do të jepej në prani të mijëra spektatorëve në stadiumin e Montrealit në fund të qershorit gjatë finaleve të kampionatit kanadez të Atletikës dhe garave të seleksonimit të ekipit Olimpik Kanadez për Tokio 2020, por me që Olimpiada u shty, të gjitha garat u anuluan dhe unë dhashë intervistën qe Federata e postoi ne mediat e saj: Website, Twitter e Instagram, e çmimi do të më dërgohet me postë.
Si është gjendja e sportit në Kanada?
Kanadaja ka një vlerësim te veçante për sportin, me shume institucione sportive te specializuara, terrenet sportive pranë çdo shkolle dhe komuniteti ku organizohen aktivitete nga me te ndryshmet e për çdo grup moshe, ka ambiente sportive e parqe te mëdha ku ke mundësi të stërvitesh e te merresh me sport.
Në çdo sport, përveç garave të klubeve, organizohen kampionatet e shkollave elementare, të mesme si dhe te shkollave të larta. Këto aktivitete fillojnë me kampionatet e qyteteve dhe finalizohen me kampionatet e provincës. Për informacionin tuaj, buxheti e federatës së British Kolumbias është 1.5 milion CD, ndërsa klubet kane buxhetet e tyre të veçanta me një përqindje të vogël financimi nga shteti.
“Universty Sports” është organi ose institucioni drejtues kombëtar për sportet universitare, ndërsa Shoqata e Atletikes e Kolegjit Kanadez, është institucioni qe organizon sportet e kolegjeve. Një faktor që ndikon në nivelet e pjesëmarrjes se atletikes ne institucionet anëtare te “U Sport” është kufizimi i U Sportit ne bursat ne vlera te konsiderueshme, duke detyruar qe shume nga atletet me te mire studente të Kanadasë të kalojnë ne Shtetet e Bashkuara, ku organizata te tilla sportive si Shoqata Kombëtare e Atletikes Kolegjike (NCAA) lejojnë “mbështetje të plotë” “bursa të cilat përfshijnë shkollimin, librat, strehimin dhe udhëtimin me shifra shume me te larta e ne Kanada. Kështu që shumë atletë tanë seleksionohen dhe preferojnë universitetet ne USA.
Shume nga atletet tanë siç e kam shkruar më sipër marrin bursa studimesh nga $50,000 deri $70,000 dollarë.
Sa të lidhur janë kanadezët me sportin?
Kanadaja ka një kulture sportive te nivelit të lartë. Vetë struktura e organizimit të një numri te madh te aktiviteteve sportive, mundëson një numër shumë të lartë të individëve pjesëmarrës në këto veprimtari. Në çdo jave këtu organizohen vrapime në rrugë e në terrene në natyrë për vrapimet e gjata me një pjesëmarrje te larte për të gjithë grup moshat.
Të dielën e tretë të muajit prill, këtu në Vankuver zhvillohet vrapimi në rrugë 10km “Vancouver Sun Run” qe është një nga vrapimet me te medha ne botë (me 45-50,000 pjesëmarrës)
Ku gjendet Shqipëria krahasuar me shtetet e tjera në vëmendjen ndaj sportit?
Që të flasësh ne detaje është e vështirë se unë jam larguar prej me se 22 vjetësh. Duhet te jesh prezent atje te njohësh vështirësitë e te dalësh ne konkluzione. Vendi ynë ka individë me integritet sportiv që po të bashkëpunojnë, prodhojnë vlera te niveleve te larta. Mendoj që ta kthejmë në avantazhin tonë raportin Drain Brain / Gain Brain, sepse diaspora është një mekanizëm i fuqishëm që po të aktivizohet me eficence, do të shkaktoje një magnitude të pa llogaritshme në ndryshimet pozitive të strukturave institucionale te vendit. Por kam opinionin se atje institucionet nuk janë të interesuara dhe vegjetojnë.
Arsyet?
Ishte nismë mjaft progresive e ish zv.min Dimraj për rioganizimin e lendes se edukimit fizik ne shkolla me tre orë në javë dhe përgatitja praktike e teorike e mësuesve nga ana e tij por kjo nismë duhet ndjekur ne dinamike e zhvillohet me tej. Unë e konsideroj këtë projekt të sapo filluar një vlerë kombëtare që duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë
Kam bindjen se ne shkolla ka elemente cilësore qe me më shume vëmendje nga mësuesit e edukimit fizik e nen drejtimin e trajneve te kualifikuar do të arrijnë rezultate. Strukturat shtetërore përfshi ato arsimore te te gjitha niveleve duhet te organizojnë një lëvizje me e madhe për atletiken ne shkolla.
Edukimi fizik është elementi baze ne shëndetin e jetën e një populli. Te investosh tani ne këtë fushe do te fitosh shumëfish ne te ardhmen ne mjekësi, jete e ekonomi, e sidomos tani qe jemi ne kete situate e Covic-19 për një imunitet me i larte te popullsisë.
2.Te rritet numrin i trajnerëve si dhe kualifikimi i tyre përfshi këtu aktivizimin e atlete te rritur me përvojë, e studentet e universiteteve sportive për stërvitjet e atletikes ne shkolla si para e pas mësimit.
3.Dua të sugjeroj organizimin e disa garave te avancuara ne ndeshjet derbi te futbollit ne Elbasan e Shkodër ku ka pista atletike. (këtë e kemi bere me sukses ne vitet 80te.)
4.Maratona e Tiranes, është një eksperience pozitive por është domosdoshmëri që çdo muaj te organizohen gara të tilla ne qytetet kryesore ku te aktivizohen edhe sponsore te ndryshëm.
Vrapimit ne rruge po i kushtohet një vëmendje shume e madhe ndërkombëtare ne këto kohe.
Nuk mund të mohosh mbështetjen nga shteti, por mendoj se sporti, si elementi determinant në shëndetin, jetëgjatësinë si dhe ekonominë e një vendi, duhet te këtë një vëmendje më të madhe.
Tirana është i vetmi kryeqytet tashmë që nuk ka pistë tartani.
Stadiumi i ri është një objekt modern e i kohës qe i duhej vendit e Tiranes, por nuk ka me piste atletike, e atje diku nen ato konstruksione janë betonuar kujtimet e atleteve ne stërvitje, gara, rezultate, e fitoret e medaljeve.
U rindërtua edhe Stadium Bislett ne Oslo ku Evro shpalosi vlerat e atletikes shqiptare ne 85, por pista nga 6 korsi u be me 8 korsi dhe tani vazhdon tradicionalisht një nga mitingjet më të mëdhenj të Diamond League. Tirana e ka domosdoshmëri një piste tartani që duhet të ndërtohet sa me shpejt.
Një mesazh për atletët e rinj dhe trajnerët?
Atletet të jenë optimistë për të ardhmen, të jene motivuar e të dedikuar në stërvitje. Për trajnerët po kështu, por krahas saj, të fokusohen në punën në shkolla për zgjedhjen e seleksionimin e talenteve, të punojnë vazhdimisht për kualifikimin e tyre. Pa dije nuk mund te jene ne nivelet e kohet.
Nga eksperienca ime personale mendoj se ne shqiptaret kemi ne AND-ne tone elementë që kur arrijmë t’i aktivizojmë na japin fuqinë të kalojmë kufijtë e durimit.
E me këtë dua të shpreh bindjen se sporti shqiptar do te njohe arritje të mëtejshme hap pas hapi.