Kryeministri Edi Rama la dje të kupton te se Shqipëria nuk pret që të marrë ndihma nga Kina për t’ju përgjigjur situatës në rëndim e sipër nga koronavirusi në vend, ndonëse jo aq dramatike deri më tani.
Nga ana tjetër, disa media raportojnë se Shqipëria pret ndihma nga Kina, referuar dhe një deklarate nga ambasada kineze në Tiranë.
Sipas A1 Report, nga përfaqësia diplomatike e Pekinit është thënë se pritet një përgjigje për ndihmën e kërkuar nga autoritetet shqiptare.
Por shefi i qeverisë, gjatë një interviste në Real Story e mohoi diçka të tillë. “Kinës po i kërkon ndihmë gjithë bota”, tha ai, duke sqaruar se Shqipëria nuk e ka parë të udhës diçka të tillë. “Çdo gjë e kemi siguruar nga Turqia”, tha Rama, duke shtuar se kjo është e mjaftueshme për të mos iu drejtuar Kinës.