Revolucion imagjinar me punonjësit e bashkive blu, kështu i konsideron kryeministri Edi Rama përplasjet e dhunshme në disa qytete të vendit.
Sipas Ramës, kjo situatë e tensionuar nuk ka qenë e paparashikuar.
“Fatkeqësisht asgjë e paparashikuar! Vijon revolucioni imagjinar me punonjësit e bashkive blu. I pyes: A ia vlen të kryeni krime zgjedhore e të përballeni me ligjin për ata që e katandisën PD dhe LSI në këtë derexhe dhe duan ta bëjnë hallin e tyre me drejtësinë hall të Shqipërisë? Zero!”, shkruan Rama.
Reagimi i Ramës për përplasjen e mbështetësve të opozitës me policinë në disa KZAZ, vjen pak minuta pasi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, njoftoi se do të shkrijë disa prej strukturave të policive bashkiake.