Kryesore Rama dhe Zaev: Ballkani rrezikohet nga kërcënimi nacionalist

Rama dhe Zaev: Ballkani rrezikohet nga kërcënimi nacionalist

“Ballkani rrezikohet nga kërcënimi nacionalist nëse BE nuk çel negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore në vjeshtë”.

Paralajmërimi vjen nga kryeministrat e dy vendeve në një prononcim për Financial Times.

“Nuk duhet të ndodhin zhvillime të këqija për të kuptuar se çdo hap pas në këtë proces nxit nacionalizmin, fantazitë dhe ëndrrat e dëmshme”, u shpreh kryeministri Rama.

Ndër të tjera ai thekson se Shqipëria ashpërsoi luftën kundër korrupsionit me anë të reformës në drejtësi për të zhbllokuar hapjen e negociatave.

Rama komenton dhe idenë e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili kërkon reformim të thellë të BE-së përpara zgjerimit.

Kryeministri shqiptar thotë se fuqizimi i Unionit dhe anëtarësimi i Ballkanit janë dy zhvillime që mund të ndodhin paralelisht.