Edhe pse bashkëqeverisën, për 4 vite Ilir Meta, dhe Edi Rama nuk nuk arriten të shndërrohen në “pikë të dobët” për njëri-tjetrin.
Rama përdori gjithë pushtetin e tij, për ta dërguar Ilir Metën në krye të shtetit në prill të vitit 2017, vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare.
Marrëdhënia e tyre politike do të merrte një kthesë të ndjeshme e kjo u reflektua publikisht jo vetëm me qëndrime publike, por edhe me akte konkrete.
Në vetëm 1 vit e 8 muaj, në krye të shtetit presidenti Ilir Meta, e ka refuzuar me dekret Ramën në më shumë se 8 herë, duke kulmuar me refuzimin që i bëri Sandër Lleshajt, çka e shtyu emërimin e tij si Minsitër i Brendshëm për më shumë se 1 muaj.
Ajo që bie në sy është fakti, se ne momente të rëndësishme politike e kur debati ka qenë i ndezur, presidenti Meta e ka refuzuar kryeministin Edi Rama.
Momenti i parë i ndjeshëm ishte ai që njihet si ligji për Teatrin e ri, ku Kreu i Shtetit e refuzoi dy herë produktin e miratuar në Kuvend nga mazhoranca.
Ky moment u pasua me një tjetër vendim delikat, ai i refuzimit në heshtje të propozimit nga kryeministri i Sandër Lleshajt për në krye të Ministrisë së Brendshme, pas dorëheqjes surprizë të Fatmir Xhafës.
Këto dy akte u pasuan me një tjetër akt të rëndësishëm të Kreut të Shtetit, ndoshta për herë të parë në 28 vite një President refuzon ligjin më të lartë financiar, buxhetin.
Ky vendim i Presidentit erdhi në një moment të vështirë për Kryeministrin, i cili përballej për më shumë se dy javë më protestat e studentëve.
Përballë kësaj, argumenti kryesor i Kreut të Shtetit kur riktheu për shqyrtim buxhetin, ishte pikërisht arsyeja për të përmbushur kërkesat ekonomike të studentëve.
Tensionet i përkasin një periudhe të qetë politike, duke pasur parasysh se partitë nuk janë përfshirë në zgjedhje.
Ndaj dhe viti i ardhshëm pritet të jetë një tjetër test nervash politike mes presidencës dhe kryeministrisë, kur në 30 qershor shqiptarët do tu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive./Ora News