Në një intervistë për revistën “Elle”, diva e muzikës Beyonce ka treguar disa detaje shumë interesante nga jeta e saj private.
Ajo ka treguar se rruga drejt mëmësisë nuk ka qenë aspak e thjeshtë, për shkak se i është dashur të përballet me mjaft vështirësi, por që asaj i kanë dhënë disa mësime mjaft të vlefshme për jetën.
Beyonce ka rrëfyer se para se të sillte në jetë vajzën Blue Ivy, ajo ka pësuar abort. Kjo ka ndryshuar së tepërmi këndvështrimin e saj për jetën dhe njëkohësisht për karrierën.
“Suksesi duket ndryshe për mua tani. Mësova se e gjithë dhimbja dhe humbja është në të vërtetë një dhuratë. Aborti më mësoi se duhet të isha “mamaja” e vetes sime, para se të isha mamaja e dikujt tjetër. Pastaj erdhi në jetë Blue dhe qëllimi i jetës sime ndryshoi. Të isha numri 1, nuk ishte më parësore për mua. Fitorja ime e vërtetë është krijimi i artit dhe një trashëgimi që do të jetojë shumë përtej meje. Kjo është përmbushëse”, rrëfeu Beyonce.