Gjatë një konferencë për shtyp nga Uashingtoni, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpalli disa masa të reja për të parandaluar rritjen e infektimeve nga koronavirusi, kjo për shkak dhe të variantit të ri Omicron.
“Dua ta nis këtë fjalë duke qenë në dijeni se sa të lodhur, frustuar dhe shqetësuar jeni. Kjo do të jetë e para apo e dyta Krishtlindje kur ju do të shikoni në kuzhinë dhe do të gjeni një karrige bosh. Por këtë vit, personat e vaksinuar duhet të jenë të qetë të festojnë Krishtlindjet dhe pushimet siç i kanë planifikuar”, tha presidenti.
Presidenti tha se të vaksinuarit mund të infektohen me COVID-19, por ata janë të mbrojtur nga rastet e rënda të sëmundjes dhe vdekjet.
Por për të pavaksinuarit është një histori ndryshe. Kreu i Shtëpisë së Bardhë përsëriti edhe njëherë thirrjen drejtuar amerikanëve që të vaksinohen pasi sipas tij, kjo është një detyrë patriotike.
Biden tha se vendi nuk do t’i kthehet me marsit të vitit 2020 dhe shtoi se amerikanët e kanë detyrë patriotike të vaksinohen.
Presidenti paralajmëroi të martën amerikanët e pavaksinuar se po e vënë veten dhe të dashurit e tyre në rrezik, mes përhapjes së shpejtë të variantit Omicron.
“Nëse nuk jeni plotësisht të vaksinuar, keni arsye për t’u shqetësuar”, tha zoti Biden.
“Pa mbrojtje nga vaksinat, do të jetë një dimër i gjatë”, shtoi presidenti.
Mes masave të prezantuara nga presidenti janë blerja e 500 milionë testeve, shtimi 1000 doktorëve dhe krijimin i rezervave për pajisje mjekësore në rast të përkeqësimit të situatës.