Bota Biden nuk ndalet, pas Putin kërkon të takojë dhe presidentin e Kinës

Biden nuk ndalet, pas Putin kërkon të takojë dhe presidentin e Kinës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duket se kërkon të vendosë kontakte të drejtpërdrejta me liderët e vendeve të tjera që konsiderohen si kundërshtare ekonomike dhe politike të SHBA-së.

Pak ditë pas takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka shprehur dëshirën për të takuar presidentin kinez Xi Jinping dhe rasti mund të jetë samiti i G20 që do të mbahet në Itali.

Lajmi u dha nga këshilltari i Biden, Jake Sullivan, i cili shtoi se shumë shpejt do të nisin përgatitjet për të krijuar kushtet për takimin e dy presidentëve.

Më 16 qershor, presidenti Biden u takua me homologun rus, Putin në Gjenevë, në një takim që u konsiderua i frytshëm nga të dyja palët.