David J. Kostelancik mund të jetë ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, pasi është emri i propozuar nga presidenti amerikan Joe Biden.
Kostelancik nuk është një emër i panjohur për politikën shqiptare pasi ka shërbyer në ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të viteve ’90.
David J. Kostelancik, shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley. Ai ka shërbyer më më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë.
Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northëestern të këtij shteti.
Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.