Një 38-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia ku po punonte në një kompleks pallatesh në Tiranë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, ku për fat të keq ka humbur jetën shtetasi i identifikuar si F. L.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.