Kryesore Është në arrest shtëpie, SPAK kërkon të rikthejë në qeli Jamarbër Malltezin

Është në arrest shtëpie, SPAK kërkon të rikthejë në qeli Jamarbër Malltezin

SPAK ka ankimuar masën e sigurimit për Jamarbër Malltezin, i cili akuzohet për “korrupsion pasiv në bashkëpunim” lidhur me aferën e ish-klubit “Partizani”.

Prokuroria e Posaçme e ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën e Lartë për rikthimin në qeli të Malltezit.

Malltezit iu caktua masa e “arrestit shtëpiak” më 21 nëntor, fiks një muaj pasi ai ishte prangosur në aeroportin e Rinasit.

Me vendim të GJKKO-së, Malltezi u lirua nga qelia pasi gjyqtarja Iliriana Olldashi pranoi pjesërisht argumentet e avokatëve të tij në një seancë që zgjati plot 7 orë.

SPAK e akuzon Malltezin se është përfshirë me korrupsion dhe pastrim parash në privatizimin e ish-kompleksit Partizani, si dhe Berishën se ka favorizuar dhëndrin e tij, duke përfituar ekonomikisht.