Aktualitet Bie numri ditor i viktimave nga Covid-19 në Francë, 643 të vdekur...

Bie numri ditor i viktimave nga Covid-19 në Francë, 643 të vdekur brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në Francë janë shënuar 643 viktima nga koronavirusi dhe krahasuar me ditën e djeshme ku u raportuan për 987 viktima ka një rënie të ndjeshme.

Numri total i vdekjeve në vend ka shkuar në 13,832.

Po ashtu ka edhe një rritje të numrit të rasteve ku janë regjistruar 4,785 të infektuar në 24 orë.

Numri i të infektuarve ka arritur në 129,654, ndërsa janë 26,391 pacientë të shëruar.