Parlamenti britanik i tha jo propozimit të qeverisë, për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme më 15 tetor. Ashtu në votimin e parë, javën e kaluar, edhe këtë herë shumica e deputetëve rrëzoi kërkesën e qeverisë së Boris Johnsonit, duke i dhënë këtij të fundit goditjen e dytë brenda pak ditëve.
Teksa Boris Johnson njoftoi se do të ndërpriste punën e parlamentit, kryetari i Parlamentit John Berkow, i cili është bërë i njohur për thirrjen e tij “order”, tha se do të jepte dorëheqjen deri 31 tetor, kur është edhe afati e fundit për Brexit.
Duke folur në Parlament, me ton tejet të lartë, Bercow tha se “mandati” i tij 10-vjeçar po i afrohej fundit dhe ishte një “nder dhe privilegj i madh” që i ka shërbyer këtij vendi.
“Nëse nuk do të kishte zgjedhje të parakohshme”, shprehet ai, “31 tetori do të ishte data “më pak përçarëse dhe më demokratike”.
Ish-deputeti i Toryt pasoi të ndjerin Michael Martin si Kryetar, në 2009. Ai është përballur me kritika të ashpra nga anëtarë të Brexit, të cilët kanë vënë në dyshim paanshmërinë e tij për çështjet e Evropës.
Gruaja e tij, Sally, ishte pjesë e publikut ndërsa Bercow deklaronte dorëheqjen e tij nga zgjedhjet e ardhshme.
Më herët, Mbretëresha Elizabeth lëshoi zyrtarisht një “Dekret Mbretëror” i cili kërkon të parandalojë Boris Johnson të dëbojë Londrën jashtë BE-së pa marrëveshje. Projekt-ligji u miratua nga Dhoma e Komuneve javën e kaluar, falë mbështetjes nga anëtarët e partisë në pushtet. Në fakt, miratimi erdhi pavarësisht kërcënimeve të Boris Johnson për të thirrur zgjedhje të parakohshme parlamentare.