Politika Meta publikon foton me Ramën dhe zbulon çfarë bisedoi dje me Ruçin

Meta publikon foton me Ramën dhe zbulon çfarë bisedoi dje me Ruçin

Një ditë pas raportimit në Komisionin Hetimor, Presidenti Ilir Meta ka ritheksuar kënaqësinë që i dha dje rikthimi në Kuvend.

Ishte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend. Po kështu të shkëmbeja disa mendime dhe kujtime me kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi”.

Meta thotë se bashkë me Ruçin, ranë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96”.

Kjo, nënvizon Meta, “më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë”.

Ajo që bën përshtypje në postimin  e Metës në facebook është fakti se ka zgjedhur ta shoqërojë me një foto të realizuar më herët në të cilën është bashkë me zotin Ruçi dhe kryeministrin Rama.