Kryesore Bilanci i COVID-19 në botë: Mbi 30 mijë të vdekur 

Bilanci i COVID-19 në botë: Mbi 30 mijë të vdekur 

Më shumë se 640 770 raste infektimi dhe 30 003 të vdekur u regjistruan sot në 183 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i pandemisë.

Ndër këto raste, të paktën 130 600 tani konsiderohen të shëruar.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 3 417 vdekje të reja dhe 68 734 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë njoftuar më shumë raste të reja vdekjeje në 24-orëshin e fundit janë Italia me 889 vdekje, Spanja me 832 dhe SHBA me 453.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi 74 971 të shëruar, 54 raste infektimi të reja dhe 3 të reja vdekje midis të premtes dhe të shtunës.

Që nga dita e djeshme, Brunei, Togo, Katari, Jordania, Sri Lanka, kanë njoftuar vdekjet e para nga COVID-19.

Europa – 351 877 raste (21 334 viktima).

Azia – 103 943 raste (3 742 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 120 981 raste (1 950 viktima).

Lindja e Mesme – 43 414 raste (2 592 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 12 315 raste (242 viktima).

Afrika – 4 103 raste (128 viktima).

Oqeania 4 145 raste (15 viktima)