Kryeministrja britanike, Theresa May është nën presion si në shtëpi, ashtu edhe jashtë, ndërsa përpiqet të finalizojë “Brexit”-in.
Në prapaskenat e samitit mes Bashkimit Europian dhe Ligës Arabe, në resortin e Detit të Kuq, Sharm el Sheik, ajo ka tentuar të qetësohet me një lojë bilardoje me kryeministrin italian, Giuseppe Conte.
Por, nga ajo që shihet duket se kryeministrja britanike e gjen bilardon po aq të vështirë sa edhe negociatat për “Brexit”-in, pavarësisht se Conte tregohet “xhentëllmen” dhe nuk tenton të përfitojë nga situata.
Më shumë se 20 shefa shtetesh dhe qeverish nga Bashkimi Europian janë mbledhur në samitin në Egjipt. Përveç tyre do të ketë edhe mbretër, emirë dhe autokratë nga bota arabe. Ky është samiti i parë i këtij lloji dhe konsiderohet historik, pavarësisht se nuk pritet të merret asnjë vendim atje.
Por, ndërkohë, “Brexit”-i duket se po zë vend qendror edhe në Sharm el Sheik, ndonëse jo në agjendë. May po përballet me thirrje në rritje për ta shtyrë “Brexit”-in, në vend që të dalë nga blloku pa marrëveshje në fund të marsit.
Një plan i ri i disa deputetëve konservatorë sugjeron shtyrjen e “Brexit”-it të paktën deri më 23 maj, për të përmbyllur negociatat. Ndërkohë në Egjipt, në takimet dypalëshe duket se dominon perspektiva