Bill Gates paralajmëron se, në rast se koronavirusi i ri përhapet në Afrikë, situata mund të jetë më dramatike sesa ka qenë deri tani në Kinë, ku qytete të tëra janë futur në karantinë për të përmirësuar gjendjen.
”Nëse sëmundja përhapet në Afrikë, atëherë ajo do të jetë më dramatike sesa në Kinë”, deklaroi dje Gates.
“Dhe unë nuk po përpiqem të minimizoj ato që ndodhin në Kinë”, tha themeluesi dhe filantropi i Microsoft-it në një konferencë për Shoqatën Amerikane për Përparimin e Shkencës.
”Ky virus, që ka infektuar më shumë se 66 000 njerëz dhe ka vrarë më shumë se 1 500 të tjerë në Kinë, mund ta vendosë botën në një situatë potencialisht shumë të keqe”, shtoi ai.
“Kjo është një sfidë e madhe”, tha Gates.
Fondacioni i drejtuar nga Gates dhe bashkëshortja e tij, Melinda, ka vënë në dispozicion një fond prej rreth 100 milion dollarë për të luftuar epideminë dhe për të prodhuar një vaksinë.