Miliarderi Bill Gates ka shprehur besimin se bota do t’i kthehet “normalitetit të plotë” në fund të vitit 2022.
Themeluesi i Microsoft tha për “Sky News” se pret që niveli i infektimeve të reduktohet shumë në fund të vitit të ardhshëm, atëherë kur vaksinat të jenë të disponueshme në të gjithë botën.
“Brenda 3 muajve të ardhshëm, vendet e zhvilluara do të kenë vaksina me tepricë dhe do t’ia shpërndajnë të tjerëve. Lajmi tjetër i mirë është se vdekjet nga Covid-19 në vendet më të varfëra kanë qenë në shifra të ulëta”, tha Gates.