Extra Billie Eilish zbulon pse i mban flokët gjithnjë jeshile

Billie Eilish zbulon pse i mban flokët gjithnjë jeshile

Këngëtarja Billie Eilish ka shpjeguar më në fund se përse flokët e saj janë gjithnjë në ngjyrë jeshile.

Përmes një videoje në Instagram, 19-vjeçarja iu ka kërkuar fansave që mos të komentojnë flokët e saj, por albumin për të cilin ajo ka punuar fort. Më tej këngëtarja shpjegoi se ngjyra e saj e flokëve e bën të lumtur dhe lidhet me qëndrueshmërinë e saj mendore.

“Unë nuk dua të jem më në depresion dhe ju lutem lumturohuni për mua. Ka kaq shumë kohë që unë mbaj këtë ngjyrë, që kur isha 13 vjeç dhe lidhet me qëndrueshmërinë time mendore dhe rritjen, prandaj më lini të qetë”, shprehet ajo.

Më 26 shkurt të vitit 2021, Apple Original Film do të nxjerrë dokumentarin me titull “Billie Eilish, The World’s A Little Blurry”.  Sipas përmbledhjes zyrtare, dokumentari ofron një vështrim thellësisht intim në udhëtimin e një adoleshenteje të jashtëzakonshme, që sapo mbushi 17 veç, e gjeti veten mes skenës, shtëpisë, familjes dhe studios.