Bota Ata që nuk vaksinohen mund të mos përdorin transportin urban në Francë

Ata që nuk vaksinohen mund të mos përdorin transportin urban në Francë

Personat të cilët nuk do të vaksinohen ndaj koronavirusit, mund të ndalohen të përdorin transportin publik në Francë, sipas një projektligji, i cili ka shkaktuar reagime të ashpra nga opozita.

Kryeministri Jean Castex mori mbështetjen e kabinetit të tij për projektligjin që krijon një kornizë ligjore për trajtimin e krizave shëndetësore, ku përfshihet edhe pandemia e koronavirusit.

Sipas projektligjit, i cili pritet të paraqitet në parlament, qytetarëve do t’u duhet test negativ ose vërtetimi që kanë marrë vaksinën në mënyrë që të përdorin transportin urban, por edhe aktiviteteve të caktuara.

Sipas sondazheve të deritanishme në publik, 55% e francezëve janë shprehur se nuk do ta merrnin vaksinën ndaj koronavirusit.