Sport Biografi i Messit: Do rinovojë me PSG-në, zero kontakt nga Barcelonën

Biografi i Messit: Do rinovojë me PSG-në, zero kontakt nga Barcelonën

Guillem Balague, autor i biografisë së vetme të autorizuar të Lionel Messit, foli për “SER Catalunya” për të ardhmen e lojtarit argjentinas.

Ai theksoi se nëse klubii Paris Saint-Germain i ofron rinovimin, atëherë sulmuesi do të pranojë, ndërsa sa i përket Barcelonës theksoi se Leo nuk është kontaktuar nga klubi katalanas.

“Nëse PSG do t’i ofronte Messit një kontratë 1 + 1, ai do ta nënshkruante atë. Leo dëshiron të presë Kupën e Botës për të vlerësuar, por nëse ai dëshiron të vazhdojë të konkurrojë për ‘Topin e Artë’, ai duhet të qëndrojë në Francë. Unë mendoj se Xavi foli me Messin, por nuk ka asnjë strategji ekonomike apo strategji sportive për ta kthyer atë në Barcelonë. Këto gjëra duhet të bëhen me gjashtë muaj paradhënie, nuk ka pasur kontakte Laporta-Messi apo Laporta-Jorge Messi“, deklaroi Balague.