Politika “Evazorë të mëdhenj fiskalë janë denoncuar”, Rama akuza Prokurorisë së Tiranës se...

“Evazorë të mëdhenj fiskalë janë denoncuar”, Rama akuza Prokurorisë së Tiranës se “fle mbi dosje”

Kryeministri Edi Rama kritikoi Prokurorinë e Tiranës duke thënë se “po fle” mbi dosjet e denoncimit të evazorëve të mëdhenj fiskalë që ka bërë administrata tatimore.

“Pastrues parash dhe evazorë  të mëdhenj fiskalë janë denoncuar prej kohësh në prokurorinë e TR nga administrata tatimore! Ndërkohë që prokuroria fle mbi dosje këta prodhojnë e amplifikojnë tërë ditën kundër qeverisë lajme të rreme, akuza të mëdha, muhabete të dehurish nga urrejtja!”, tha Rama përmes një postimi në Twitter.