Andrea Pirlo në stol, si trajner? Skenari është tërheqës, sidomos nëse përvoja e parë e të stërviturit nga “Maestro” nis nga Juventusi.
Kuptohet, jo në skuadrën e parë bardhezi, e cila ka në “timon” Massimiliano Allegri, pavarësisht se nuk është i bindur se do të qëndrojë në Torino sezonin e ardhshëm.
Siç zbulohet nga “Corriere della Sera”, Pirlo ka shumë gjasa të marrë përsipër drejtimin e Juventusi U-23, që garon në grupin A të Serie C, ku renditet në vendin e 12-të, larg mundësive reale. Në rrezik të lartë shkarkimi është trajneri Mauro Zironelli, ndërsa Pirlo duket gati për ta marrë “stafetën”.
Negociatat tashmë janë duke u zhvilluar dhe synohet akordi në ditët e ardhshme, nëse nuk është punë orësh. Ish-mesfushori i Juventusit ka licencën UEFA B / A, e dobishme për trajnimin e të gjitha ekipeve të të rinjve, të femrave dhe meshkujve deri në Serie C.
Ai aktualisht është i angazhuar në “Sky Sports”, gjatë programit “Sky Soccer Club” si komentator.