Makina që është miratuar si zëvendësuesja e legjendares “Humvee”, automjeti kryesor i transportit për trupat amerikane në fushëbetejë, ka nisur të prodhohet e të dërgohet në masë për Marinën amerikane.
Makina e re “JLTV” e prodhuar nga Oshkosh, ka dhënë rezultate shumë më të larta se pasardhësja e saj, ndaj krerët e ushtrisë amerikane kanë nxituar që ta vënë në testim.
Marina amerikane ka porositur fillimisht 9000 të tilla, që janë sa 60% e gjithë flotës së tyre me Humvee, të cilat janë 15.390 në total
Britania, po ashtu, pritet të blejë makina të tilla me një vlerë prej 1 miliardë dollarësh.
Kompania Oshkosh nga Uiskonsin e fitoi tenderin kundër gjigantëve “Lockheed Martin” dhe ka fituar një kontratë që do të shkojë deri në 30 miliardë dollarë, deri në fund.
“Humvee” e humbi pak shkëlqimin gjatë luftërave në Irak dhe Afganistan. Zyrtarët amerikanë shpresojnë që JLTV e Oshkosh do t’u japë më shumë siguri ndaj minave, më shumë fleksibilitet dhe shpejtësi.