Pasiguria mbi regjistrimin e pronave po frenon investimet e huaja në vend. Për bizneset, kjo mbetet ende një çështje mjaft problematike që po penalizon ekonominë, veçanërisht sektorin e bujqësisë.
Ata kanë depozituar pranë Ministrisë së Financave edhe gjetjet kryesore që lidhen me çështjen e pronave, të cilat janë bërë publike nga ministrja Anila Denaj në mbledhjen e radhës të Këshillit të Investimeve.
Shqetësuese, sipas tyre, janë mosmarrëveshjet mbi me titujt e pronësisë, proceset mbi të drejtat e pronësisë si dhe dështimi për të përfunduar procesin e dixhitalizimit të pronave.
Ministrja Denaj tha se qeveria po punon për lehtësimin e procedurave të regjistrimit të pronave.