Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka shkuar për vizitë në familjen e Klodian Rashës këtë të diel.
Çuçi ka qenë i shoqëruar nga kreu i SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku dhe numri 2 i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj. Kujtojmë që në familjen e Rashës ka shkuar për ngushëllim edhe kryeministri Edi Rama.
Klodian Rasha u vra më 8 Dhjetor nga efektivi i forcave “Shqiponja” Nevaldo Hajdaraj. Kjo ngjarja shkaktoi protesta të shumta dhe Sandër Lleshaj u dorëhoq nga posti i Ministrit të Brendshëm. Lleshaj u zëvendësua nga Çuçi.