Po,
unë i vihem në krah rinisë studentore shqiptare që ajo të kërkojë me forcë dhe pa u ndalur të drejta politike të zhvilluara, dinjitoze sikurse gjithë rinia e Europës.
Arësim publik si në Itali, Francë, Hollandë, Belgjikë, Suedi, Norvegji, Greqi, Gjermani, etj !
Me shuma të vogla tarifore hyrëse dhe të subvencionuar nga shteti!
Arësim publik falas, cilësor, dhe të suksesshëm!
Arsim falaaaaas ! A dëgjon ore ti aty te cepi!
Henri Cili i kapur në fijet pa rrugëdalje për të të politizimit, i tromaksur nga paralajmërimet që i vijnë nga të gjitha anët, blegërin duke shpifur e pështyrë përreth dhe sipër kokës së tij se Sali Berisha dhe Lulzim Basha paskan hequr dorë, sipas tij, nga ato që paskan biseduar gjoja dikur me këtë tipin në fjalë për arësim me lekë, për shkak se janë të ndikuar nga unë, uluritësi, regresisti, ujku Artan Fuga.
I tromaksur nga paralajmërimet ky tipi, më ngjan me një tjetër, një ish shoku im që kur për faj të vet përplasi kokën te një kanatë dritareje prej druri të fortë, nga dhimbja e humbja e kontrollit i gjuajti me shpullë një peme aty pari dhe theu edhe dorën.
Të vjen t’ja plasësh gazit kur ai thotë se Lulzim Basha ndikohet nga ulurimat në facebook të regresistit, punistit, etj., Artan Fuga për arsim falas!!!
A thua se jam ujk!
Unë bërtas, po, sepse nuk mund të duroj që rinia shqiptare gjoja të arsimohet dhe të rripen prindërit për një të drejtë politike bazë si ajri, drita, pejzazhi, sikurse është arësimi universitar publik falas!
Falaaaaaaaaas! A dëgjon ore ti te ai cepi !
Kurrë nuk kam biseduar për këtë as me zotin Berisha as me zotin Basha!
Kudo ku ai gjoja është liberal, e përzjen gjoja liberalizimin me autoritetin dhe dhunën e shtetit, në një amalgamë pikëpamjesh neofashiste si të tijat
E mirëkuptoj!
Me kujtohet kur çau në dysh kanatet e UET për të mbipopulluar sallat e leksioneve me nëpunës që nga ndrojtja se mos humbisnin vendet e punës e të tjerë pranonin të zënë keq një masterizim duke paguar qimet e kokës!
Nuk dalloja dot më a isha në miting apo në leksion!
Atëherë më hyri dyshimi dhe vendosa të iki me vrap. U zhvleftësua diploma e masterit, sepse një diplomë që të gjithë e kanë nuk vlen as për karrierë, sikurse u zhvleftësuan qindrat e doktoraturave që rrjedhin si uji në Lanë.
Rilindasit tanë kanë qenë me shkollën Zosimea, gjimnaz, në Janinë, kurse lekomania na kërkon me mastera me lopatë e pa cilësi e doktorë pa kontribute!!!
Nën akuzat e politikës, nuk di kujt t’ja prish e t’ja ndreqi:
Mbështet Edi Ramën, por sapo e akuzon Sali Berisha, i thotë : Doktor, aman të keqen do të votoj, jam me ty, hajde!
Të vdesësh gazit!
Është liberal se lexon Fridmanin, u pikaaaaa mua, dhe pranon që kuotat e studentëve t’ia sjellë në tavë ministria!
Të mbash barkun me dorë nga të qeshurat!
Eshtë respektues i mendimit të lirë ky blegëruesi, i trembur, dhe i zënë në darën e asaj që ka prodhuar, por sulet me sharje e fyerje ndaj meje që në punë time zhvilloj tezat për një arësim publik falaaaas!
Me lotë, me lotë, hahahaha!
Falaaaaas ore ti atje!
Falaaaaaaaas!
Kujton se bën edhe shiun edhe erën,
unë flas për arësim publik dhe nuk denjova as ta përmend strukturën e vet privato-publiko-qeveritare, kurse ai do që edhe të ngjyejë në kanaçen e vet, por edhe të na bëjë rregulloret dhe politikat edhe për arësimin e lartë publik.
Blegëri,
blegëri,
more
Henri!