Rrjetet sociale janë plot me aventura të pazakonta. Së fundmi edhe gazetari Blendi Fevziu është përballur me një situatë të pakëndshme.
Një mjek nga Brazili e ka njoftuar Fevziun se fotot e tij po keqpërdoren nga dikush në Brazil i cili shtiret si i pasur dhe kërkon grua.
Blendi ka publikuar edhe profilin e mashtruesit madje ai ka krijuar edhe një pasaportë dhe mjete identifikimi.
“Përshëndetje Blendi. Unë jam brazilian, mjek obstetër dhe gjinekologu. Po ju kontaktoj për t’ju informuar se fotot dhe imazhi juaj përdoret si një burrë fallco për të vjedhur femra braziliane. Nëna ime ishte një nga viktimat. Banditët kanë marrë foto nga Instagrami juaj duke ndryshuar emrin. Ata shtiren si një i vetmuar i pasur që po kërkon për grua. Tani do t’ju tregoj fotot që i dërguan nënës sime”, shkruhet në mesazhin që mjeku i ka dërguar Blendi Fevziut.