Pas denoncimeve në media se Ministrja bullgare e Drejtësisë, Tsetska Tsacheva dhe tre politikanë të partisë së qendrës së djathtë në qeveri (GERB) kanë blerë apartament luksoz me çmim të ulët, Tsacheva ka dhënë dorëheqjen.
Kjo e fundit mohoi fajin dhe i kërkoi Komisionit Anti-korrupsion të investigojë kushtet në të cilat ajo ka blerë apartamentin në një lagje luksoze të Sofjes së vjetër, vitin e kaluar.
Menjëherë kryeministri, Boyko Borissov, pranoi dorëheqjen e saj pas takimit me të të shtunën herët. Pas takimit, në një dalje për median ata u shprehen se:
“Të dy diskutuam mbi marrëveshjen e pasurive të paluajtshme të lidhura me emrin e saj. Ministria Tsacheva do të largohet dhe nuk do që tensionet të ndikojnë në punën e qeverisë”
Komisioni kundër korrupsionit filloi një hetim për pronat e blera vitin e kaluar nga zyrtarët.
Një nga katër politikanët, Tsvetan Tsvetanov, lider i grupit parlamentar të GERB, gjithashu ka mohuar fajin. Zëvendësministri i Sporteve dha dorëheqjen të shtunën.
Çështja doli në dritë në fillim të kësaj jave pasi seksioni i Radios së Lirë Europiane në Bullgari/Radio Liberty dhe Fondi Jo Qeveritar Kundër Korrupsionit publikuan hetimet e tyre mbi marrëveshjen pronësore.
Raporti i tyre është marrë nga mediat e tjera bullgare.