Lidhur me aferën e inceneratorëve janë thirrur sot në SPAK, Alqi Bllako dhe Armando Subashi. Për këtë arsye, nga një komunikim për media, deputeti Eduart Salsi tha se ky PS nuk bëhet mburojë për askënd që shkel ligjin.
Shalsi, tha se qëndrimi i PS-së është i qartë dhe i paekuivok: se mbështet drejtësinë dhe nuk bëhet mburojë e askujt që ka probleme me ligjin.
“Ne jemi iniciuesit e Reformës në drejtësi, e kemi mbështetur pa ekuivok që në krye të herës ndërtimin e institucioneve të drejtësisë dhe kemi deklaruar që PS nuk bëhet mburojë për askënd që ka probleme me ligjin dhe këtë e kemi dëshmuar me vepra, ndryse nga kohët kur prokurorët shantazhoheshin, gjykatësit anatemoheshin, gjuha e Sali Berishës dhe enturazhit të tij, kemi dy kohë të pangjashme me njëra tjetrën, kishim një kohë kur drejtësia pengohej të bënte punën e saj, dhe një kohë kur drejtësia inkurajohet të bëjë punën e saj”.
Mes tjerash, Eduart Shalsi tha se Komisioni Hetimor po konfondon rolet me prokurorët dhe se qëndrimet e deputetëve të opozitës po komprometojnë rëndë edhe procesin hetimor, lidhur me aferat e inceneratorëve.
“Vijojnë debatet e kota, një proces paradoksal. Po konfondojmë rolet tona si parlamentar me rolet e gjykatësit dhe prokurorit. Ajo që ndodh rëndon me Komisionin Hetimor qëllimi i të cilit është ajo që po duket si një gjyq publik. Nga njëra anë kemi një reforme në drejtësi që po jep frytet e veta. Na shqetëson mungesa e seriozitetit. Kemi qenë të shqetësuar me dëshmitarët ku një pjesë e tyre janë të thirru në SPAK. Sot e dimë që kemi njerëz të arrestuar të akuzuar, duhet të sigurojmë mbështetjen tonë Komisionit Hetimor, por pa ngatërruar rolet, dhe pa cënuar rolin e rëndësishëm që kanë marrë organet e drejtësisë. Kemi një opozitë kuturu që po e paralajmëromë të jetë e kujdesshme në Komisionin e Hetimor sepse nuk duam të cënohet procesi i hetimit”.