Personat e arrestuar për mbetjet në tragetin e linjës Brindizi-Vlorë kanë deklaruar përpara grupit të hetimit se në fuçitë e gjetura ndodhet vaj motori dhe asnjë lëndë e rrezikshme toksike.
Ndërsa në thasët e zinj në hangarin e tragetit, sipas tyre ka lesh xhami.
Ndërkohë policia ka njoftuar ekspertë të ministrisë së Shëndetësisë dhe Mjedisit për të ekzaminuar mbetjet e gjetura, ndërsa ka nisur edhe kontrollin në ambientet e një firme grumbullimi në Vlorë, por deri më tani nuk janë gjetur shenja të mbetjeve të rrezikshme që mund të ishin depozituar më parë atje.