Policia në Kosta Rika ka sekuestruar sasinë më të madhe të drogës të gjetur ndonjëherë më parë në vend.
Bëhet fjalë për 5 tonë kokainë të gjetura në një kontenier në port.
Droga fshihej në një ngarkesë me lule që destinacion kishte Holandën. Një 46-vjeçar është arrestuar për ngjarjen. Policia gjeti në kontenier 202 valixhe që mbanin në total 5.048 pako kokainë, ku secila peshonte 1 kilogram.
Amerika Qendrore është një nga rrugët kryesore të karteleve që trafikojnë drogën nga Amerika e Jugut drejt SHBA-ve dhe Europës.