Sipas Indeksit të Shëndetit të Bloomberg, i cili ka vëzhguar 169 vende sipas faktorëve që kontribuojnë në shëndetin e përgjithshëm, ka rezultuar se Shqipëria përgjatë viti të kaluar ka pasur një rritje, e cila ka bërë që të jetë një ndër vendet me popullsinë më të shëndetshme në Ballkan.
Indeksi vlerësoi variablat e shëndetit dhe rreziqet duke filluar nga ato të natyrës së sjelljes ndaj karakteristikave mjedisore. Sipas organizatës botërore të shëndetësisë vetëm 169 shtete i plotësuan kriteret (numrin e popullsisë dhe asksesin e shërbimeve) për t’u përfshirë në studim.
Në rang rajonal vendi i parë me popullsinë më të shëndetshme në Ballkan u rendit Mali i Zi, në renditje numërore e 41-ta. Bosnja renditet në vendin e 42 dhe studimi theksoi se përmirësimin më të lartë nga të gjitha vendet e Ballkanit e ka pasur Shqipëria, pasi ka ngjitur 7 shkallë nga të dhënat e një viti më parë, duke u renditur në vendin e 43.
Rezultatet treguan se Shqipëria ka përmirësuar ndjeshëm aksesin e shërbimeve. Ndërsa, Serbia në vendin 55 dhe Maqedonia në vendin 56, janë më pak të shëndetshmit në rajon.
Në rang global vendet më popullsinë më të shëndetshme ishin Islanda e cila renditej në vendet e para, duke u ndjekur më pas nga Zvicra, Suedia dhe Norvegjia.
Në kontinentin Aziatike, Japonia ishte kombi më i shëndetshëm, duke ngjitur 3 shkallë që prej vitit 2017, ndërsa Spanja u cilësua si vendi me jetëgjatësinë më të lartë midis kombeve të Bashkimit Evropian.
Të dhënat treguan gjithashtu se vendet subsahariane ishin vendet më pak të shëndetshme. Shteti Mauritius ishte vendi me popullsinë më të shëndetshme në këtë rajon dhe u rendit në vendin e 75, vetëm sepse kishte normën më të ulët të sëmundjeve dhe vdekjeve.