Kreu i LIBRA, deputeti Ben Blushi gjatë një komunikimi me median, teksa prezanton programin e partisë së vet premton se me ide të reja dhe njerëz të rinj synojnë të krijojnë në republikë të re në vend.
“Duket se reforma në drejtësi po kthehet në amnisti për prokurorë e gjyqtarë që kur nuk duan të kalojnë vetingun mund të parkojnë qetësisht në lëndinat e qeta të harresës duke u falur me gjoba që kanë vetë në të shkuarën. Sot pyesim, a do i hiqen vizat politikanëve të korruptuar, a do ketë listë të zezë për politikanët që ndajnë paratë e krimit, korrupsionit dhe kanabisit, si vetë e pranoi ministria paratë ndahen në qeveri thërrimet ndahen në gjykata”- tha Blushi.
Sipas tij, ka hutim sot në vend për rolin e SHBA për reformën, ka shumë njerëz që pyesin nëse është Amerika e Trump apo Obamës ajo që do reformën në drejtësi. “Unë them se Amerika është demokraci mbi drejtësinë. Amerika është aleat yni kundër armikut të përbashkët, armiku ynë nuk janë serbët, grekët e turqit, është korrupsioni”- tha ai.