Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, deklaroi në studion e “Opinion” se nëse Partia Demokratike vendos të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, pastaj në mungesë të opozitës, LSI është e detyruar të kalojë në opozitë me PS-në.
Blushi tregoi se Meta i frikësohet pikërisht një ideje të tillë, prandaj nuk po e nënshkruan koalicionin me PS.
“PD ka një sukses që i duhet njohur, e ka futur koalicionin në krizë. Rama me Metën nul po e nënshkruajnë marrëveshjen për koalicionin se Meta është i fiksuar të hyjë me Ramën vetëm në zgjedhje. kanë marrëveshje, por nëse PD nuk hyn në zgjedhje dmth që në parlamentin e ardhshëm, të mos ketë Rama nevojë për LSI, Meta frikësohet…Marrëveshja për koalicionin ka gjasa të mos nënshkruhet nëse PD nuk futet realisht në zgjedhje.
Meta po luan për të shpëtuar LSI nga dalja e pakthyeshme në opozitë.
Nëse PD është futur në çadër për të shkatërruar koalicionin, deri tani e ka arritur, tjetër sukses nuk ka deri tani. Rama e Meta po presin që këtë javë PD të kthehet në zgjedhje, nëse PD do kthehet në zgjedhje nuk e di me çfarë formule, këta shkojnë bashkë në koalicion. Nëse PD nuk hyn në zgjedhje ka gjasë të shkohet në zgjedhje të parakohshme, të mos zgjidhet fare presidenti”, tha Blushi.