Bota Erdogan: Takim me Trump në maj në SHBA

Erdogan: Takim me Trump në maj në SHBA

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar sot se do të mbajë një takim me homologun e tij amerikan, Donald Trump në mes të muajit maj në SHBA, për herë të parë që prej marrjes së funksioneve në Shtëpine e Bardhë.

Erdogan njoftoi kanalin televiziv turk “A News” se do të takohet me Trump gjatë një udhëtimi në SHBA të parashikuar menjëherë pas një vizite që do të zhvillojë më 15 maj në Kinë.

“Shpresoj se ky takim kokë më kokë në SHBA në maj do të vendosë baza për një bashkëpunim më të ngushtë mes palëve”, theksoi Erdogan.

Dy krerët pritet të bisedojnë për situatën në Siri dhe të kërkesës së Turqisë për ekstradim të predikuesit Fethullah Gylen, i cili ndodhet në SHBA.

Këto dy dosje kanë bërë të mundur dëmtimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe SHBA-së që prej disa muajsh.